Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Inter “lë pas dore” Dybalan, tani një ish-juventin e kërkon argjentinasin në Francë

“Paolo Dybala prezantonte dhe prezanton një mundësi për Inter, por ne jemi të kompletuar në sulm”. Janë këto fjalët e drejtorit sportiv të Inter, Giuseppe Marotta që në këtë mënyrë tregon se në klubin zikaltër nuk kanë asnjë nxitim për të firmosur me argjentinasin dhe aq më tepër sipas kushteve të tij.

Në këtë mes kërkon të përfitojë një tjetër klub, teksa garës për ish-futbollistin e Juventus i është shtuar edhe Marseille në Ligue 1. Klubi francez sapo ka emëruar trajnerin e ri, Igor Tudor i cili menjëherë ka kërkuar në merkato shërbimet e 28-vjeçarit.

Projekti i Marseille është interesant duke qenë se francezët do të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kanë një buxhet në të cilin mund të përballojnë pretendimet ekonomike të Dybala.

Në ditët e ardhshme pritet që sulmuesit t’i mbërrijë një ofertë zyrtare nga Marseille dhe ndërkohë që Inter merr kohë për të studiuar tregun, francezët kërkojnë të fitojnë terren dhe të bindin ish-futbollistin e Juventus.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...