Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kapiteni i del në mbrojtje CR7: E di mirë çfarë do të thotë sulmi i mediave

Shiriti i kapitenit në një skuadër është një simbol i rëndësishëm, pasi përfaqëson liderin. Kur Manchester United mori Harry Maguire nga Leicester, jo vetëm e pagoi 90 milionë euro, por investoi dhe te autoriteti i tij, duke i dorëzuar shiritin. Një gjest që nuk u vlerësua nga të gjithë, duke qenë se në skuadër kishte njerëz, De Gea mbi të gjithë me më shumë përvojë se mbrojtësi.

Pastaj erdhi dhe Ronaldo, dhe në sezonin e kaluar, shumëkush kishte sugjeruar se ishte portugezi ai që meritonte rolin e liderit dhe shiritin, por tani gjërat kanë ndryshuar. Maguire është në planet e Ten Haag, ndërsa portugezi kërkon largimin. Vetë Maguire ndërkohë kur ju kërkua një opinion në lidhje me Ronaldon ndërhyri në mbrojtje si një kapiten i vërtetë.

Cristiano është një futbollist i shkëlqyer dhe edhe një person i mrekullueshëm në dhomat e zhveshjes. Unë e di mirë se çfarë do të thotë të rrethohesh nga spekulimet e medias, por ai pëson edhe më shumë se unë. Gjithçka që bën vihet në lupën e mediave“.

E vështirë të mos t’i japësh të drejtë mbrojtësit që nuk duket aspak i prekur nga polemikat për rolin e tij të kapitenit, përkundrazi, e kupton mirë se kritikat konstante nuk ndihmojnë, madje as dikë si Cristiano Ronaldo. Gjithsesi duhet marrë në konsideratë se të dy e dinë, se kur vesh fanellën e Man United vihesh në qendër të vëmendjes mediatike, siç demonstronte së fundmi edhe klasifikimi i lojtarëve të Premier League që kishin marrë më tepër fyerje në rrjetet sociale, një klasifikim ky i dominuar nga lojtarët e Manchester United.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...