Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Nadal “përshëndetet” me Torinon, por spanjolli e mbyll me “kokën lart”

Tennis - ATP Finals Turin - Pala Alpitour, Turin, Italy - November 17, 2022 Spain's Rafael Nadal celebrates after winning his group stage match against Norway's Casper Ruud REUTERS/Guglielmo Mangiapane

“Ndoshta nuk do të rikthehem kurrë në më të mirën time, por e sigurt është se do të bëj gjithçka për të shfaqur sërish versionin më të mirë”, ishin këto fjalët e Rafael Nadal pas disfatës së dytë ndaj Auger-Aliassime në turneun e Torinos.

Dhe, ndryshimi dukej në ndeshjen e tretë me 36-vjeçarin që mposhti në dy sete 7-5, 7-5, Casper Ruud. Rafa dukej në gjendje të mirë fizike dhe pavarësisht disa gabimeve përgjatë ndeshjes, në fund ia doli me sukses ndaj norvegjezit në një sfidë e cila zgjati për 1 orë e 44 minuta.

Por, pavarësisht triumfit, Nadal i jep fund rrugëtimit të tij në Torino pasi pësoi dy humbje, fillimisht ndaj Fritz dhe më pas ndaj Felix Auger-Aliassime ndërsa me siguri vëmendja e spanjollit zhvendoset te turneu i parë i rëndësishëm për vitin 2023 (në muajin janar), Australian Open. Në këtë turne, Nadal mban statusin e kampionit në fuqi dhe do të ketë një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për ta mbrojtur.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...