Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Blind shpjegon arsyet e largimit nga Ajax: Huntelaar-it nuk ia fal

Daley Blind prishi kontratën në mënyrë të befasishme me Ajaxin dhe menjëherë firmosi me gjigantët gjermanë të Bayernit të Mynihut, teksa në një intervistë për mediat holandeze, zbuloi edhe shkaqet e divorcit me klubin nga Amsterdami.

Mbrojtësi me eksperiencë deklaroi se kishte bërë fjalë me trajnerin Alfred Schreuder në një ndeshje në muajin tetor dhe që atëherë kishte përfunduar në pankinë, teksa nuk i kurseu akuzat edhe për ish sulmuesin e Holandës, Klaas-Jan Huntelaar.

“Unë dhe trajneri Schreuder debatuam në pushim të ndeshjes ndaj RKC Waalvijk dhe që atëherë unë përfundova në zgjedhjen e tij të katërt, duke mos e parë më fushën. Ky ishte shkaku kryesor i largimit, ndërsa Huntelaar nuk ia fal faktin që më vuri kundër me tifozët e Ajaxit”, deklaroi Blind.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...