Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Zhgënjen dueli Djokovic-Tsitsipas, rekord negativ në finalen e Australisë

Finalja e turneut të parë Grand Slam të këtij vitit, Australian Open, mes Novak Djokovic dhe Stefanos Tsitsipas, ishte finalja më pak e shikuar e dekadës së fundit! Sipas një përllogaritje të bërë së fundmi, dueli final i Melbourne pati një shikueshmëri dukshëm më të ulët se viti i shkuar.

Sikur të mos mjaftonte shifra ishte më e ulëta e regjistruar gjatë 10 viteve të fundit të një finaleje të një turneu madhor në tenis. Serbi dominoi finalen dhe barazoi rivalin e tij të madh Rafael Nadal me 22 tituj Grand Slam, por suksesi i tij i parë i vitit nuk pati shumë interes për tifozët.

Channel 9, kanali që transmetoi turneun në Australi, tregoi një rënie mbi 40%. Channel 9 bleu të drejtat për Australian Open deri në vitin 2030 disa muaj më parë dhe shumë kanë vënë në dukje rënien e madhe të shikueshmërisë.

Mungesa e australianit Nick Kyrgios që në nisjen e turneut, dhe daljet në pension të Roger Federer dhe Ashleigh Barty, e kanë ulur interesin në botën e tenisit, sipas asaj që shkruajnë mediat, çka mund të ketë ndikuar dhe në turneun e Australisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...