Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Propozim i çmendur për të ndryshuar të ardhmen e PSG-së

Bashkia dhe PSG, duel për “Parc des Princes”, të cilin Parisi nuk dëshiron t’ia shesë kompanisë së Al-Khelaifit. Në futbollin modern nevojitet një ambient elitar, një destinacion për tifozët gjatë gjithë vitit, ndoshta edhe si një shtëpi për koncerte dhe ngjarje të tjera sportive.

Ndërsa Barcelona po rindërton “Camp Noun” dhe Real Madridi ka prezantuar një “Bernabeun”, ndërsa PSG mund ta zhvendosë bazën e saj nga Parisi në Chateaudun, 130 km nga kryeqyteti francez.

Të paktën kështu shpreson ky qytet, i cili ka shprehur interesim për të pritur klubin e Al-Khelaifi për dekadat e ardhshme.

Sipas “l’Equipe”, megjithëse distanca duket të jetë problematike, kryebashkiaku i Chateaudun është i bindur se do të bashkojë disa zgjidhje për presidentin e PSG-së, veçanërisht mundësinë e krijimit të një stacioni me shpejtësi të lartë në rrugën për në Tours dhe Bordeaux.

Që kur presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, njoftoi dëshirën e PSG-së për t’u larguar nga “Parc des Princes”, disa komuna, përfshirë Aulnay-sous-bois, kanë propozuar qytetin e tyre për të ndërtuar një stadium të ri.

Për disa muaj, Këshilli Bashkiak i Parisit nuk e pranoi propozimin e PSG-së, që ishte e vendosur për të blerë “Parc des Princes”. Për këtë arsye Al-Khelaifi po kërkon një zgjidhje të re, që do t’i siguronte përfitime më të mëdha financiare.

Lexo edhe:

“PSG nuk do të largohet kurrë nga “Parc des Princes”. Kemi gjëra për t’i thënë PSG-së dhe nuk dëshirojmë më të komunikojmë në shtyp”, thotë Emmanuel Grégoire nga komuna pariziene.

Nga ana e tij, deputeti i këshillit të qytetit të Parisit, i ngarkuar për sportin, Pierre Rabadan, tregoi se PSG nuk duhet të largohet nga “Parc des Princes”:

“Duhet të takohemi. Koha ka kaluar, duhet të ndryshojmë qëndrim, askush të mos merret peng. Ne duam të njëjtën gjë si tifozët, duam që PSG të qëndrojë në “Parc des Princes”. Këtu u krijua klubi dhe u rrit duke bërë histori”.

Kryeqyteti i Luginës së Qendrës Loire, Chateaudun është një komunë e vogël me 13,000 banorë. Kalaja me të njëjtin emër e ka marrë emrin nga qyteti dhe është përfshirë në listën e monumenteve historike franceze.

Bashkia ka propozuar tokën e saj për të ndërtuar stadiumin e PSG-së, me tifozët që tashmë ëndërrojnë.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...