Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panionios, Durmishaj rikthehet me gol

Rikthim me gol për Fiorin Durmishajn te Panionios. Pas huazimeve te Kalithea dhe Lamia në 2 sezonet e fundit sulmuesi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë u bë menjëherë protagonist te skuadra që zotëron kartonin e tij. Durmishaj i dha fitoren Panioniosit në javën e parë të Superligës greke, pasi realizoi golin deciziv në transfertën e Korfuzit ndaj Kerkyras. 20-vjecari nga Vlora e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën e 53-të kërceu më lart se të gjithë duke realizuar me kokë një gol me vlerë trepikëshe për Panioniosin që i bëri kështu nisjen më të mirë të mundshme kampionatit.

Për Durmishajn ky ishte goli i parë në karrierë me fanellën e Panionisit dhe i pari për të në Superligën greke. Në 2 vitet e fundit 20-vjecari shqiptar fitoi shumë eksperiencë në ligën e dytë të futbollit helen teksa në këtë kategori realizoi në total 15 gola me Kalithean dhe Lamian dhe në këtë sezon ai pritet të mbajë peshën e sulmit te Panionios që pretendon një nga 5 vendet e para të klasfikimit. Falë formës së mirë që po tregon me skuadrën e periferisë së Athinës, Durmishaj mund të jetë titullari i sulmit edhe te kombëtarja shqiptare e 21-vjecarëve në dy sfidat eliminatore ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës në muajin Shtator. Deri tani ai numëron 3 paraqitje me kuqezinjtë e rinj.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...