Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pirlo paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Ylli i futbollit italian, Andrea Pirlo duket se ka vendosur t’i japë fund me futbollin e luajtur, në muajin dhjetor, kohë kur i përfundon edhe kontrata që e mban të lidhur me amerikanët e New Your FC. Kjo konfirmohet nga vetë futbollisti, që pranon se fiziku nuk po i përgjigjet si më përpara dhe se po shoqërohet nga dëmtime të vazhdueshme.

“E kupton vetë, kur vjen momenti për t’u shkëputur nga futbolli i luajtur. Kur ke vazhdimisht  probleme fizike dhe nuk mund të stërvitesh ashtu si do, mjafton për të hequr dorë nga futbolli aktiv, sepse nuk mund të luajmë deri në moshën 50 vjeçare. Që tani, po mendoj se do të bëj diçka tjetër”, tha italiani në një intervistë.

Pirlo është 38 vjeçar dhe nga vera e 2015-ës luan në SHBA, për ekipin e New York. Ai ka bërë një karrierë të lavdishme për dhjetë vite te Milan dhe katër te Juventus. Pirlo ka luajtur plot 116 ndeshje edhe me kombëtaren italiane, ku ka shënuar edhe 13 gola.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...