Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Maratona e Tiranës, rreth 3000 garues “pushtuan” kryeqytetin

Për të dytin vit rresht në Tiranë u zhvillua gjysmëmaratona zyrtare në të cilën morën pjesë rreth 3000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme te botës. Ra në sy rritja e numrit të garuesve nga Afrika. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, ky eveniment përfshiu disiplina të ndryshme garimi, ku më e rëndësishmja ishte ajo e garës 21 km, që është edhe formati i gjysmëmaratonës në vende të ndryshme. “Kategoria e Maratonës” ishte disiplina e dytë me garimin prej 10 km, ku morën pjesë edhe emra të njohur si kryebashkiaku Veliaj dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ndërsa në kategorinë e tretë parashikohej garimi i personave me aftësi të kufizuara, me startin dhe finishin që zgjatën 5 km. Gara nisi në orën 09:00 të së Dielës. Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega, duke vendosur rekord kombëtar. Ajo u shpreh se një pjesë të çmimit prej 2500 eurosh do të shkojë për njerëzit me aftësi të kufizuara, ndërsa në kategorinë e meshkujve u shpall fitues keniani 31-vjeçar Abel Kibet Rop. Një tjetër i huaj triumfoi në garën e 10 kilometrave. Bëhet fjalë për ukrainasen Olena Popova, ndërsa për meshkujt triumfoi keniani Cheruiyot Melly. Garë e luftuar edhe në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ku Bledar Suxha la pas Erblin Karajn dhe Adem Demushin. Edicioni i tretë i gjysmëmaratonës së Tiranës do të zhvillohet në datën 7 Tetor të vitit 2018.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...