Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kriza e Kolnit nuk ka fund, Wolfsburg – Hertha, 6 gola për të ndarë pikët

Kolni konfirmoi formën e dobët të këtij fillimsezoni, teksa pësoi humbjen e 9-të sezonale, këtë radhë 0-3 në shtëpi nga Hoffenheimi. Skuadra mike u tregua e pamëshirshme, teksa shënoi që në minutën e 10-të me Geiger. Më gjithë përpjekjet e Kolnit për të ndryshuar rrjedhën e lojës, miqtë gjetën edhe golin e dytë me Wanger me 11-metërsh, ndërsa “vulosën” shifrat në 0-3 po me Wagner, 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Kjo disfatë e mban Kolnin në vendin e fundit në Bundesligë, ndërsa Hoffenheimi ngjitet në vendin e 5-të me 19 pikë.

6 gola u shënuan në ndeshjen mes Wolfsburgut dhe Herthës së Berlinit, por kjo sfidë nuk nxorri fitues. Ibisevic shënoi për miqtë që në minutën e parë, por “ujqërit” realizuan dy herë në fund të pjesës së parë me Mallin dhe Gomez (ky i fundit kishte humbur një 1-metërshi). Barazoi Rekik në fillim të fraksionit të dytë, por sërish Wolfsburgu mori avantazhin me Origin. S’ishte e thënë që të kishte një fitues në “Volkswagen Arena”, pasi Hertha barazoi me Selke nëminutën e 83-të.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...