Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Partizani ndryshon objektivat, rikthehet derbi me Tiranën?

Me kreun 14 pikë larg, Sulejman Starova ktheu menjëherë sytë nga Kupa, një objektiv më real për të siguruar një trofe, në një sezon të nisur në mënyrë katastrofike.

Te Tirana e kanë thënë që në fillim, Ze Maria përveç detyrës për të ngjitur menjëherë bardheblutë në Superiore, ka si prioritet Kupën, si rruga e vetme që mund të çojë 24 herë kampionët në Europë. Tirana me trofeun ka një familjaritet këto vitet e fundit, sepse është kampione në fuqi dhe e ka fituar Kupën 3 herë në dekadën e fundit, konkretisht në vitet 2011 dhe 2012.

Partizani për herë të fundit e ka fituar Kupën në 2004-ën, pas një finaleje të shumëdiskutuar me Dinamon. Në gjithë këto vite pas ri-ngritjes në Superiore, në kampin e kuq kanë menduar ekskluzivisht për titullin kampion, me Kupën që më së pakti është lënë pas dore, ndërkohë që edhe në kampin bardheblu, më së shumti është konsideruar një trofe për kohë të keqe.

Fakti që Tirana dhe Partizani kanë prioritet Kupën, nuk është lajm i mirë për dy klubet e kryeqytetit apo tifozëritë e tyre, të mësuara të synojnë maksimumin, ndërsa për sa i përket kompeticionit, është padyshim një vlerë e shtuar, ambicia e tyre për të arritur te ky trofe.

Rivalët e përjetshëm këtë vit janë në kampionate të ndryshme, pa mundur të na dhurojnë spektaklin e një përballjeje mes tyre, por, ndoshta derbi mund të bëhet realitet në Kupë, aty ku për të shpresuar një përplasje mes tyre, duhet të presim të paktën deri në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...