Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

MMA, Shqipëria me dy medalje bronzi në Botërorin e Bahreinit

Shqipëria rrëmben dy medalje në kapionatin botëror të arteve marciale mixe MMA, që po zhvillohet këto ditë në Bahrein. Sportistët Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja janë mundur në gjysmëfinale, por ky rezultat u mundësoi atyre fitimin e medaljes se bronztë. Në gjysmëfinale Doskja u mund nga sportisti nga Bahrein, Magomedov, me vendim të gjyqtarisë, ndërsa Hadribeaj nga amerikani Thomas, gjithashtu me vendim të gjyqtarisë pas tre roundeve.

Për të arritur deri në medaljen e bronztë, Ermal Hadribeaj për peshën 70 kg mposhti në ndeshjen e parë finlandezin Holappa, në të dytën sportistin nga Bahrein, Fikey dhe më pas kaloi rivalin tjetër, cekun Tichota. Ndërsa Florian Doskja për peshën 61 kg, mposhti në ndeshjen e parë italianin Celadin, në të dytën britanikun Miles dhe në fund fitoi kundër brazilianit Carlos Veras, duke arritur një fitore spektakolare.

Sportistët shoqerohen nga Arian Rizai, trajneri i kombëtares dhe Presidenti i federatës se Arteve Marciale Mixe në Shqipëri. Një mbështetje e rëndësishme për sportistët shqiptar ishte edhe Ilir Latifi, sportisti shqiptar që merr pjesë në UFC, një disiplinë që në rangjet elitare pasqyrohet edhe nga Supersport, që sjell ekskluzivisht për të gjithë shqiptarët ndeshjet më të forta të planetit.

Nisur nga suksesi i këtyre dy sportisteve duket se ky sport paska talente në Shqipëri e duhet të tërheqë vëmendjen më shumë, që në të ardhmen të mund të kemi kampionë dhe që të përfaqësojnë denjësisht flamurin shqiptar.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...