Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ibrahimovic “eklipsohet” nga Lukaku, në verë drejt MLS

Nga dëmtimi i rëndë te rikthimi në fushë, për të vazhduar me besimin e Mourinhos por edhe me rivalitetin me Lukakun. Zlatan Ibrahimovic edhe pse ka pak kohë që është rikeperuar plotësisht po gjen gjithnjë e më pak hapësira në formacionin e Manchester United, jo vetëm sepse nuk ka arritur formën e tij optimale por pasi “Djajtë e Kuq” tashmë kanë në përbërje një sulmues si Romelu Lukaku për të cilin shpenzuan më shumë se 80 milionë euro gjatë verës për ta blerë nga Evertoni. Bomberi belg është një lojtar i pazëvendësueshëm për Jose Mourinhon dhe për këtë arsye, Ibra do ta ketë shumë të luajë në vazhdimësi te Manchester United në këtë sezon. Nga prania e Lukakut në skuadër, aventurës së gjigandit suedez në “Old Trafford” po i vjen fundi me Ibrahimovic që po mendon seriozisht largimin. Nuk kanë dyshime për këtë mediat angleze që e japin të sigurt 36-vjeçarit në verë. Ibra në këtë moshë ka nevojë për një kampionat më pak kompetitiv pasi karrierës së tij po i vjen fundit dhe e ardhmja e Zlatanit parashikohet të jetë në Major League Soccer. Los Angeles Galaxy e dëshiron me çdo kusht dhe po e pret krahëhapur me Ibrahimovic që do të ketë mundësi t’i shtojë koleksionit të tij të trofeve edhe një titull kampion në tokën e premtuar pas atyre në Holandë,Itali,Spanjë e Francë, gjithmonë nëse arrin të shpallet kampion i Shteteve të Bashkuara me skuadrën kaliforniane.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...