Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Agolli e nisi nga stoli: Respektoj zgjedhjet e trajnerit, Memolla ka të ardhme

Kapiteni Ansi Agolli e nisi nga stoli takimin në Alicante, ndaj Spanjës dhe u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë, duke i sjellë më shumë qetësi krahut të majtë të mbrojtjes. “Në fakt kishte kohë që nuk e nisja takimin nga stoli, por ky ishte vendimi i trajnerit dhe unë e respektoj plotësisht. Ne futbollistët duhet të jemi të gatshëm dhe të japim maksimumin kur të na kërkohet, për të tjerat mendon trajneri”, u shpreh Agolli.

Kapiteni vlerësoi edhe Hysen Memollën, mbrojtësin kavajas që i mori vendin në formacion në takimin e djeshëm. “Memolla është një futbollist dhe djalë shumë i mirë. Edhe sot bëri një paraqitje të mirë dhe mund të them se e ardhmja është e tij. është i ri dhe nëse punon fort, do të luajë shumë ndeshje me Shqipërinë’, mbylli Ansi Agolli.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...