Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ahmataj i ka dhënë “fytyrën” e tij Luftëtarit, Kupa objektiv real!

Respekt për Luftëtarin, një përmbysje ndaj Partizanit është padyshim një motiv për t’i dhënë vlerësimin e duhur, Julian Ahmataj ka ditur të ringrejë në këmbë një skuadër që ishte në prag të dorëzimit duke i dhënë fytyrën e tij, ky tanimë është një fakt, por meritat e skuadrës gjirokastrite shkojnë përtej detajeve teknike.  Mbi të gjitha kjo është një skuadër që meriton emrin që mban, në pragsfidën me Partizanin kanë qenë të shumtë ata që mund ta kenë konsideruar impenjimin në Kupë si një formalitet për tu hequr qafe sa më shpejt, nuk ndodh shpesh që një skuadër e përfshirë maksimalisht në luftën për mbijetese të luftojë deri në fund për Kupën.

Kompeticioni i dytë futbollistik në vend është parë shpesh si një lluks për skuadrat nga mesi i tabelës e sipër, e madje shpesh i snobuar edhe nga ata që luftojnë për titullin kampion që e kanë konsideruar të vështirë luftën në dy fronte. Luftëtari jo, ka hyrë në fushë ndoshta pa presionin e rezultatit, por ama duke luftuar deri në fund, për të marrë një fitore të rëndësishme sidomos në planin psikologjik për vazhdimësinë në kampionat, ku i duhet të mbajë larg Kastriotin. Pragmatizëm, saktësi para porte duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e krijuara dhe një mbrojtje solide. Skuadra e Julian Ahmatajt në këto javët e fundit ka fituar në Laç, ka ndalur në barazim Tiranën e Flamurtarin, ka mundur kundërshtarë të kreut të klasifikimit, Teutën e së fundmi edhe Partizanin, duket rruga ideale për të arritur te mbijetesa.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...