Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Analizë Kuqezi”/ Asllani “bast” i fituar i Interit, Ismajli “perfekt” tek Empoli

Në emisionin e radhës “Analizë Kuqezi” të gazetarit Sokol Xhihani, mes shumë temave që lidhen me futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë u analizuan statistikat e tre lojtarëve të kombëtares, të Kristjan Asllanit dhe Ardian Ismajlit, që luajnë në Serinë A respektivisht me Interin dhe Empolin, si dhe të Ivan Balliut, pjesë e Rayo Vallecanos në La Liga.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në fund të suksesit në fushën e Fiorentinës, ku vendosi goli i Lautaros, falë krosimit të Asllanit, tha se futbollisti kuqezi e shënoi “golin” e tij për faktin që luajti një ndeshje të plotë, duke e përballuar në aspektin fizik.

Për Asllanin ishte asisti i parë në këtë sezon.

Paraqitje e jashtëzakonshme ajo e Ardian Ismajlit përballë Empolit. Mbrojtësi kuqezi arriti një rekord personal me 126 prekje të topit, nga të cilat 90% efektive dhe 103 pasime me saktësi 97%.

Paraqitje e mirë edhe e Ivan Balliut në ndeshjen mes Real Sociedadit dhe Rayo Vallecanos në La Liga. Mbrojtësi i krahut, një lojtar fiks në formacionin e Rayos, vazhdon të japë siguri në krahun e djathtë në të dyja fazat e lojës.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...