Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Anglezi i radhës për Tuchel, Bayerni arrin akordin me 29-vjeçarin

Bayern Munchen arrin marrëveshjen me Eric Dier, i cili do të bashkohet sërish me Harry Kane, por tashmë si pjesë e rekordmenëve gjermanë.

Bavarezët po kërkojnë për një qendërmbrojtës dhe 29-vjeçari anglez është i preferuari i teknikut Tuchel. Sidomos prej faktit që Dier mund të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë dhe “shkatërruesin”.

Shtatlarti është pjesë e Tottenhamit prej verës së vitit 2014. Në total ka zhvilluar 365 ndeshje me Spurs dhe 49 me kombëtaren angleze. Dier, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit, ka përfunduar jashtë planeve të Postecoglu.

Lexo edhe:

Trajneri nuk e preferon në prapavijë, ndryshe nga Tuchel që beson te forca dhe eksperienca e tij. Shtypi gjerman raporton se Dier ka gjetur akordin me drejtuesit e Bayernit.

Dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet kalimi i tij në Bundesliga. Ku do të luante sërish në një skuadër me Harry Kane, kolegun dhe kapitenin e tij te Tottenhami dhe Anglia.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...