Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Astana ka eksperiencën dhe publikun”, Daja: Ballkani im në fushë për fitore

Ballkani do të zhvillojë ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve në Conference League të enjtën. Ndaj Astanës në Kazakistan, ku çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta largonte skuadrën e Ilir Dajës nga mundësia e kualifikimit.

Humbja befasuese 1-2 ndaj të njëjtit kundërshtar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ua ka vështirësuar punën jashtëzakonisht shumë kampionëve të Kosovës. Aktualisht, skuadra nga Theranda është e treta në grupin C me 3 pikë. Aq sa kanë edhe Dinamo Zagreb dhe Astana.

Ballkani, pasditen e sotme mbajti konferencë për shtypin në Astana, ku prezent ishte trajneri Ilir Daja. Trajneri kryeqytetas foli me superlativa për skuadrën kazake, por u shpreh se ekipi i tij do të futet në fushë për të fituar.

Lexo edhe: 

Sigurisht neve na pëlqen të jemi fitues, por është ndeshje e vështirë. Astana ka ekip goxha të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe taktik. Por nuk mund të jap përqindje rreth fitores së ndeshjes, sepse futbolli është një sport, jo shkencë ekzakte. Unë përgatis ekipin tim për t’u futur në fushë për ta fituar ndeshjen”.

Më pas Daja theksoi se Astana ka përparësi të madhe, pasi luan para shikuesve të vet. Por edhe ka përvojë më shumë se Ballkani në garat euopiane, mirëpo Ballkani nuk ka udhëtuar i dorëzuar.

Nëse marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat europiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat europiane.

Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje”.

Në fund u pyet nga gazetarët vendorë se a ka vështirësi të luajë në fushën artificiale. Daja u shpreh se jo, pasi Ballkani luan në fushën e vet gjatë tërë edicionit të Superligës pikërisht në një fushë të tillë.

“Fusha me bar sintetik? Nuk është problem i madh, pasi edhe ne si vendas luajmë në fushë me bar sintetik. Përparësi Astana do të ketë vetëm mbështetjen e publikut, por edhe për ne do të jetë mirë. Pasi futbolli luhet për publikun dhe ne do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Daja.

Astana-Ballkani zhvillohet të enjten duke nisur prej orës 16.30 dhe do të transmetohet në SuperSport 2.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...