Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Azpilicueta drejt La Liga-s, Thuchel ironizon Barcelonën

Barcelona shumë pranë transferimit të Cesar Azpilicuetas. Dëshira e katalanasve është që ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen e mbrojtësit pas largimit të Dani Alves nga klubi. Kapiteni i Chelsea-t dëshiron që një ditë  të kthehet në vendin e tij të lindjes  dhe për këtë ka folur dhe trajneri i tij, Thomas Tuchel, i cili  ka deklaruar se do të ulet me kapitenin për të diskutuar rreth së ardhmes.

Klubi ka hyrë në një epokë të re me pronarët e rinj dhe për shkak të ndryshimit të pronësisë spanjolli mund të zgjedh të largohet. Thuchel gjithashtu deklaroi se ai fitoi gjithçka me klubin dhe ndoshta mund të kemi një përfundim cikli për mbrojtësin me blutë e Londrës. Gjithsesi asgjë nuk është mbyllur midis lojtarit dhe klubit. “Ai është lojtari ynë, ne jemi ende në dialog për të ardhmen”. Gjithashtu ai sulmoi klubin e Barcelonës duke thënë se “ne nuk jemi përgjegjës për të zgjidhur problemet dhe të përmbushim dëshirat e ndonjë klubi tjetër.”

Në rast të një largimi të kapitenit Azpilicueta nga Chelsea, prapavija e ekipit është në emergjencë pasi janë larguar emra të rëndësishëm si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Spanjolli luajti sezonin e tij të 10-të radhazi me blutë e Londrës dhe në rast  të një transferimi në “Camp Nou”, do të mbetet një legjendë e klubit pasi ka arritur të fitojë tituj të rëndësishëm si Champions League dhe Premier League.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...