Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Birçe: Na mungoi fati, për trajnerin e ri vendos presidenti

Trajneri i përkohshëm i Flamurtarit Luan Birçe e komentoi kështu humbjen ndaj Kukësit ndërsa në mikrofonin e Supersport foli edhe për të ardhmen e tij në stolin e kuqezinjëve.

Të vjen keq për këtë humbje?

Dominuam në përqindjen më të madhe lojën, futbolli do dhe fat. U përpoqëm, krijuam raste. Edhe pse patëm mungesa, i përgëzoj çunat për atë që dhanë në fushë. Është ndeshja e dytë që luajmë mirë. Edhe takimin e kaluar patëm raste për të fituar. Deri këtu na çon fati. Do shikojmë më vonë. Jam i kënaqur që ekipi është në ngritje. Në pjesën më të madhe, ia lë fatit. Çfarë mund t’i thuash Sukajt apo Ribajt kur gjenden para porte? Bëmë maksimumin, kaq u shpërblyem.

Hodhët 4 sulmues që në fillim në fushë…

Udhëzimet para ndeshjes i kisha që skuadra të qëndronte te harku i mesit të fushës, në distancë 30 metra nga mbrojtja. Kur thyenim aksionet, kjo bënte që të dilnim me forca të shumta.

Jeni gati të mbani vendin e trajnerit?

Është zgjedhje ekskluzive e presidentit kjo. Për mua nuk është problem. Dua të falenderoj me këtë rast edhe Sadedinin, por ndryshimi i trajnerit ka të bëjë me mentalitetin e ekipit. Ndryshimi i trajnerit bëri të ndryshojë edhe mentaliteti.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...