Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Conte bën rezistencë, refuzon ofertën e Tottenham

Ku do të punojë Antonio Conte?
Ku do të punojë Antonio Conte?

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që binden lehtësisht për të rinovuar kontratën. Drejtuesit e Tottenham me në krye Daniel Levy, vijojnë të tregojnë qëllimet e tyre konkrete për të mbajtur italianin si trajner të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Së fundmi, “Spurs” i ofruan Contes një kontratë të përmirësuar me një milionë paund më shumë, por 53-vjeçari reziston dhe nuk pranon të firmosë pa njohur vullnetin e klubit në lidhje me merkaton.

Conte më shumë se sa paga e tij, këmbëngul për një merkato me shpenzime të mëdha ndërsa shpeshherë në konferencë e ka theksuar boshllëkun që ekziston mes Tottenham dhe klubeve si Manchester City, Liverpool apo edhe Manchester United.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Antonio Conte refuzon rinovimin pa marrë më parë garancinë nga klubi në lidhje me merkaton teksa kështu ka vepruar edhe me Juventusin apo Interin. Aktualisht, Tottenham renditet në vendin e katërt të Premier League, ndërsa londinezët rikthehen të luajnë në kampionat më datë 26 dhjetor ndaj Brentford në transfertë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...