Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Conte? Më mërzit pak kur lexoj lajmet”, Pioli: Inter-Juve? Më shqetëson më shumë Frosinone

Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli ka folur për një sërë çështjesh nga konferenca për mediet në prag të ndeshjes ndaj Frosinone-s, që zhvillohet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.

Tekniku italian është pyetur në veçanti për supersfidën e kësaj jave mes Interit dhe Juves, për të cilën Pioli u shpreh se për të më shumë vlen ndeshja ndaj Frosinone-s, që ekipi i tij ka nesër.

Lexo edhe:

“E djela do të tregojë të vërtetën, por për ne e nesërmja vlen shumë sepse përballemi me Frosinone-n dhe ata luajnë shumë mirë”-u shpreh ai.

Më tej, tekniku i “Djallit” u pyet edhe për të ardhmen dhe për faktin se flitet që Conte do i marrë vendin te Milan, gjë për të cilën ai u shpreh se vetëm e mërzit pak.

“Nuk më shqetëson aspak, më mërzit pak, por kjo është krejt normale në futbollin modern… Ajo që ka rëndësi është që lojtarët e mi dhe unë duam të demonstrojmë vlerën tonë deri në fund të sezonit, pastaj do të shohim”-deklaroi ndër të tjera Stefano Pioli.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...