Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimi i Comanit, Bayerni hidhet në treg për një sulmues

Lajm i keq për Bayernin e Mynihut. Klubi bavarez nuk do të ketë për disa kohë shërbimet e Kingsley Coman për shkak të lëndimit që futbollisti francez pësoi në ndeshjen e së shtunës, në Augsburg (rezultati përfundimtar ishte 3-2 në favor të bavarezëve).

Raporti mjekësor i publikuar nga Bayerni në kanalin zyrtar tregon për një dëmtim të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë.

“Është pa dyshim një goditje e madhe”, tha drejtori sportiv, Christoph Freund. “Por duke e njohur Kingsley-n, ai do të kthehet edhe më i fortë. I urojmë shërim të shpejtë”.

Lexo edhe: 

Bayern merr masa: Mungesa e sulmuesit francez mund ta detyrojë Bayernin të marrë masa në tregun e transferimeve në orët e fundit.

Sipas “Sky Sport Germany”, klubi bavarez po mendonte të afronte që në janar Bryan Zaragozas, sulmuesi spanjoll i Granadas, të cilin Bayern e ka blerë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit gjerman kontaktuan me drejtuesit e Granadës, por përgjigja ishte shumë e ftohtë: klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet tani, sepse nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...