Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Dhimbje koke” për Ten Haag, mesfushori dëmtohet në grumbullimin me kombëtaren

Lajm i keq për Manchester United. Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat, ka shfaqur probleme fizike dhe do të mungojë për kombëtaren e Marokut në sfidat kundër Liberisë dhe Burkina Fasos, të vlefshme për eliminatoret e kupës së Afrikës. Sipas “Daily Mail”, lojtari është lënë jashtë skuadrës për shkak të problemeve fizike.

Nuk dihet ende sesa do të mungojë 27-vjeçari, por ky pa dyshim është një lajm mjaft i keq për trajnerin e Manchester United, Eric Ten Haag, i cili e llogariste mesfushorin si pjesë të skemave të tij.

“Dhimbje koke” për trajnerin, që, pas startit të dobët të sezonit, tashmë do t’i duhet të përballet edhe me mungesën e një lojtari të cilin e kërkoi me ngulm në merkaton e verës.

Rikthehen kështu problemet fizike për lojtarin, i cili kishte vuajtur nga një dëmtim edhe në majin e këtij viti, kohë kur ishte pjesë e Fiorentinës.

Lexoni edhe:

Sofyan Amrabat iu bashkua klubit anglez në huazim për tetë mln stërlina me të drejtë blerjeje përfundimtare në fund të sezonit për 21 milionë. Ekipi i drejtuar nga Eric Ten Haag nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin  e ri të Premier League-s. “The Red Devils ” kanë arritur të grumbullojnë vetëm gjashtë pikë në katër javët e para të kampionatit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...