Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Diego Godin e mbyll me Cagliarin: Iki në janar, por s’e di ende ku

Diego Godín e mbyll përvojën e tij te Cagliari. E ka konfirmuar vetë futbollisti uruguaian, pas tensioneve të fundit mes futbollistëve dhe drejtuesve për shkak të rezultateve të dobëta.

Në një intervistë, Godin konfirmoi se në janar do t’i thotë lamtumirë klubit, ngjyrat e të cilit ka mbrojtur në dy sezonet e fundit, po pa dhënë më shumë informacion për destinacionin e tij të ardhshëm.

“Largohem nga Cagliari në janar. Ka përfunduar kjo etapë në karrierën time, pas problemeve të shumta këtu. Po kërkuar një destinacion të ri, pas 10 ditësh do të mund të flas për klubin tim të radhës”, – ka thënë Godín. Nga fjalët e Godin kuptohet që praktikisht e ka mbyllur me Cagliarin dhe thjesht pret të negociojë shumën që do të përfitojë nga prishja e parakohshme e kontratës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...