Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dinamo me sulmues të ri, mbërrin në kryeqytet lojtari i Gjilanit

Drejtuesit e Dinamos vijojnë punën për kompletimin e skuadrës në prag të sezonit të ri, teksa Blutë kërkojnë një paraqitje dinjitoze në elitën e futbollit shqiptar, Abissnet Superiore.

Përforcimi i fundit për Dinamon vjen nga radhët e Gjilanit dhe bëhet fjalë për një sulmues. Baton Zabërgja është i përzgjedhuri i “nëndetëses” për të udhëhequr sulmin në sezonin e ri.

22-vjeçari ishte pjesë edhe e ndeshjeve europiane të gjilanasve duke regjistruar një asist ndërsa në sezonin e fundit, në elitën e Kosovës, Zabërgja shënoi pesë gola në 33 ndeshje.

Tashmë, sulmuesi përgatitet të nisë një karrierë të re me Dinamon në Superiore teksa përveç Gjilanit në të kaluarën është aktivizuar edhe me Vushtrrinë dhe Drenicën.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...