Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Disa ndryshime ndaj Shqipërisë”, Tomasson zbulon dy prej titullarëve

Jon Dahl Tomasson e nisi aventurën si trajneri i Suedisë me humbjen 5-2 në miqësoren kundër Portugalisë. Të hënën zbarkon Shqipëria në “Friends Arena”, sfidë që do të transmetohet live në SuperSport 2 (19:00).

Ish-sulmuesi i Milanit theksoi në konferencën për shtypin se do të bëjë ndryshime në miqësoren e radhës, duke zbuluar edhe dy lojtarë që do e nisin nga minuta e parë përballë kuqezinjve të Sylvinhos.

Duhet të përmirësojmë gjithçka. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në mënyrën se si të luajmë futboll të bashkuar.

Plani ynë ka qenë gjithmonë i njëjtë: duam të bëjmë sa më shumë ndryshime. Sigurisht që përballë Shqipërisë nuk do të luajnë të njëjtët titullarë të takimit me Portugalinë.

Ne duam të shohim dhe provojmë sa më shumë futbollistë në Kombëtare, duam të ketë konkurrencë të madhe. Dhe konkurrenca pozitive është gjithmonë e shëndetshme.

Lexo edhe:

Do të bëjmë disa ndryshime, por nuk mund të zbuloj se sa. Emil Forsberg (New York) do e nisë nga minuta e parë. Udhëtimi i gjatë nga SHBA dhe ndryshimi i orarit, ndikoi të mos e niste titullar ndaj Portugalisë.

Por do të jetë titullar me Shqipërinë. E njëjta gjë vlen edhe për Samuel Gustafson (Urawa). Edhe ai do e nisë nga minuta e parë.

Në çfarë roli do të luajë Forsberg? E sigurt që jo në portë… ”, u shpreh duke buzëqeshur trajneri danez i kombëtares suedeze.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...