Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmund-i “vetëvritet” në shtesë, Leverkusen zhgënjen sërish

Borussia Dortmund ka dështuar përballë Werder Bremen, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 2-3. Goli i parë u realizua në minutën e 45+2’ nga Brandt’, ndërsa goli i dytë i Dortmund u shënua në minutën e 77’ nga Guerreiro. Werder Bremen ia doli të godiste portën e kundërshtarëve, në minutën e 89’ me Buchanan, duke ngushtuar diferencën, ndërsa në minutën e 90+3’ miqtë gjetën barazimin me anë të Schmidt. Werder Bremen nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 90+5’ Burke shënoi golin e fitores.

Bayer Leverkusen e pësoi keq nga Hoffenheim, ndërsa u mund në shtëpi me rezultatin 0-3, duke ngecur pas dy javëve fitore. Ndeshja u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, megjithatë fati ishte në anën e Hoffenheim. Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Baungartner në minutën e 9’, ndërsa në minutën e 35’ Kramaric dyfishoi rezultatin. Ishte Rutter ai që vulosi rezultatin e kësaj përballjeje, duke i dhuruar golin e tretë skuadrës së tij në minutën e 78’.

Augsburg-Mainz e kanë mbyllur raundin e tretë të Bundesliga me rezultatin 1-2. Golin për vendasit e shënoi Demirovic në minutën e 35’, teksa për Mainz shënoi Onisiëo në minutën e 31’ dhe Lee Jae-Sung në minutën e 90+3’.

Stuttgart-Freiburg u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në minutën e 11’ nga Grifo.

Wolfsburg-Schalke janë ndarë në paqe, duke e mbyllur këtë javë të elitës së futbollit gjerman me barazim pa gola.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...