Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Duam të fitojmë Europa League”, Pioli: Ju tregoj tri skuadrat favorite

Milani përballë Rennes në Europa League, turne që kuqezinjtë nuk e kanë fituar kurrë më parë. Dueli i parë i raundit të 1/16-ve, do të zhvillohet të enjtën në “San Siro” (21:00). Ndeshje që do të transmetohet në SS2.

Trajneri i skuadrës italiane, Stefano Pioli theksoi në konferencën për shtypin se djemtë e tij janë përgatitur shumë mirë. Ndërkohë që zbuloi tri skuadrat favorite sipas mendimit të tij.

Nuk ka skuadra të lehta në këtë nivel. Kemi patur shumë kohë për të studiuar Rennes. Janë një skuadër e talentuar, duhet të përballemi me ta me shumë vëmendje dhe kujdes.

Lexo edhe:

Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është poshtë Championsit, por ka skuadra si Liverpool dhe Bayer Leverkusen.

Milani nuk e ka fituar kurrë Europa League, duam të jemi ambiciozë dhe ta fitojmë. Por, favoritët janë Liverpooli, Leverkuseni dhe Atalanta.

Gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme ta kalojmë Rennes. Kam parë 8 ndeshje të tyre, ndihmësit e mi edhe më shumë. Jemi përgatitur shumë mirë“, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...