Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dy sezone pa shënuar me goditje të lirë, Barçës i mungon Messi

Që nga goli i Lionel Messit në Mestalla, kundër Valencias, më 2 maj 2021, Barcelona ka dy vjet pa shënuar gol me goditje të lirë. Janë bërë 105 ndeshje pa shënuar gol me goditje standarde.

Në atë ndeshje, Messi goditi në mënyrë perfekte dhe Barcelona fitoi 2-3. Ishte një nga takimet e fundit të Messit me fanellën e Barcelonës.

Barça nuk ka gjetur një zëvendësues në skuadër të aftë për të marrë rolin e Messit sa u përket goditjeve të lira.

Edhe pse lojtarët e inkorporuar këtë sezon, si Raphinha, Marcos Alonso apo Robert Lewandowski, ishin kandidatë, realiteti është se skuadra katalanase nuk ka arritur të shënojë nga një goditje dënimi direkt këtë sezon.

Lexo edhe:

Hija e Messit, pikërisht në aspektin e goditjeve të lira, i përndjek të gjithë. “Pleshti” ka shënuar 50 gola nga goditjet e lira me fanellën e Barcelonës.

Që nga goli i tij i parë nga një goditje dënimi direkt, në “Camp Nou”, kundër Atléticos, më 4 nëntor 2008, Messi ka shënuar në 13 sezone radhazi nga goditje standarde. Tani Barcelona ka thuajse dy sezone pa shënuar me goditje të lirë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...