Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

E hëna në Supersport, Liverpooli për pikë të plota në “Selhurst Park”

Emocionet e javës së dytë të Premier League-s vijojnë këtë të hënë me ndeshjen përmbyllëse Crystal Palace – Liverpool. Të dyja skuadrat shkëlqyen në javën hapëse teksa skuadra e Jurgen Kloppit fitoi thellë 4-0 me West Hamin, ndërsa Crystal Palace triumfoi në transfertë 0-2 me Fulhamin. Kjo është pa dyshim prova e parë vështirë e “The Reds”, që kërkojnë të zbresin nga froni i kampionit Manchester City-n, që ka grumbulluar pikë të plota, madje duke ftuar edhe me goleadë.

Pavarësisht rezultatit që do të prodhojë kjo përballje, në “Selhurst Park” parashikohet një sfidë tepër e bukur dhe emocionuese, ku nuk përjashtohen edhe skenarët triller. Liverpooli i ka fituar të katër takimet e funit që ka zhvilluar në këtë stadium, por në çdo rast skuadra e vendëse ka arritur të shënojë. Cristal Palace ka shënuar 2 apo më shumë gola në 7 takimet e fundit në Premier League. Kjo sfidë do të transmetohet në Supersport 3, në orën 21:00.

Një tjetër takim interesant është ai i orës 20:00, mes Valencias dhe Atleticos së Madridit, që do të zhvillohet në “Mestalla” për javën e parë të Primera Division. Forca e “Los Colchoneros” tashmë dihet, por kurioziteti më i madh është për të parë formën e Valencias, që ka bërë disa blerje shumë të rëndësishme gjatë merkatos së verës, si Denis Cheryshev, Michy Batshuayi apo Kevin Gameiro. Gjithsesi, Atletico mbetet “mbret” i merkatos në La Liga, pasi ka afruar një numër të madh lojtarësh cilësorë, si Rodrigo Hernández, Thomas Lemar apo Gelson Martins.

Nga Seria A, në orën 20:30, Supersport do të transmetojë ndeshjen Atalanta-Frosinone, me dy futbollistë të Kombëtares kuqezi gati për të zbritur në fushë në radhët e bergamaskëve. Etrit Berisha prite të jetë titullar në portë, ndërsa Berat Gjimshiti, mbetet alternativë për qendrën e mbrojtjes.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...