Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

E njëjta skemë si me Alvarez, City prezanton Messin e ri

Përforcim te Manchester City. Fituesit e tripletës në sezonin e kaluar, zyrtarizuan afrimin e 18-vjeçarit Claudio Echeverri, i cili aktivizohet si mesfushor i avancuar.

15 mln euro do të paguajnë anglezët në arkat e River Plate, teksa në marrëveshjen mes klubeve është vendosur që adoleshenti i talentuar të qëndrojë në Buenos Aires deri në fundin e muajit dhjetor.

Lexo edhe: 

Echeverri ka firmosur deri në 2028 me klubin e Premier League, por do të qëndrojë tek ekipi Millonarios për t’u vendosur nën urdhrat e Pep Guardiolës gjatë janarit të vitit 2025.

Një operacion i njëjtë me atë të Julian Alvarez, të cilin City e la edhe një vit huazim te Riveri pasi e bleu për 22 mln euro në janarin e vitit 2022.

Echeverri, një investim fantastik për Citizens, cilësohet në vendlindje si Leo Messi i ri. Lojtari debutoi pak ditë më parë me kombëtaren U23 të Argjentinës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...