Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

E pësoi në shtesë, Gattuso: Faji im, marr përsipër përgjegjësitë e barazimit

Marseille ngeci në një barazim 1-1 në “Velodrome” kundër Strasbourgut. Skuadra e Gennaro Gattusos gjeti avantazhin që në minutën e tretë, por u befasua nga goli i Sebas në minutat shtesë.

Vendasit humbën dy pikë të rëndësishme në objektivin Champions League, rezultat për të cilin trajneri italian merr përsipër përgjegjësitë.

Është faji im, ndoshta nuk u tregova mjaftueshëm i aftë. Nuk është hera e parë që ndodh, kështu që jam i shqetësuar.

Lexoni edhe:

U mbrojtëm shumë në pjesën e parë, dhe e pësuam golin në minutat shtesë. Është plotësisht përgjegjësia ime.

E kam të lehtë të them se na mungonin lojtarët kryesorë për shkak të Kupës së Afrikës, por unë nuk jam një tip i tillë. Nuk fshihem pas mungesave.

Sigurisht që na penalizon Kupa e Afrikës, sepse në futbollin modern ndeshjet ndryshojnë pas minutës së 70-të”, deklaroi trajneri kalabrez.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...