Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“El Loco” nuk qëndron dot larg futbollit, kontaktohet nga kombëtarja amerikano-latine

Një muaj pas shkarkimit nga Leeds United, Marcelo Bielsa përgatit rikthimin e tij në botën e futbollit, këtë herë në një kombëtare. Fjala është për Bolivinë, teksa presidenti i Federatës boliviane, Fernando Costa ka pranuar se kanë nisur negociatat me 66-vjeçarin. “Nuk e mohoj se jemi në kontakt me Bielsën, nuk kemi mbajtur ende një takim megjithatë bisedimet vazhdojnë”, u shpreh Costa.

Bielsa i cili shpenzoi katër vite në krye të Leeds teksa ishte njeriu që riktheu skuadrën në Premier League, më parë ka pasur eksperiencë në krye të një kombëtare, teksa ka drejtuar Kilin dhe Argjentinën. Bolivia edhe në këtë fushatë eliminatore të Kupës së Botës e ka të pamundur të mbërrijë kualifikimin në Botërorin e Katarit, teksa mungon në kompeticionin më të rëndësishëm prej vitit 1994 në Amerikë.

Kombëtarja amrikano-latine sheh te Bielsa personin e duhur për të nisur një cikël të ri me shpresën për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm, por edhe për të bërë mirë në Kupën e Amerikës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...