Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Euro U19 për vajza/ Super Borci-Vasa, Shqipëria e nis me fitore

Kombëtarja shqiptare e vajzave U19 fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë ndaj Lituanisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ‘Schaffhaussen’ në Zvicër, vajzat kuqezi triumfuan me gola të Klaudia Borcit dhe Rosela Vasës.

Trajneri i ekipit kombëtar U19, Kreshnik Krepi hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Rexhina Maxhalaku, Rosela Vasa, Xhesika Ndoj, Arlinda Kodra (c), Alesja Çinaj, Rigersa Tori, Klesta Ago, Jehona Coka dhe Klaudia Borci.

Vajzat kuqezi e nisën mirë ndeshjen, duke zhvilluar një pjesë të parë mjaft të bukur. Jo vetëm në rezultatin e prodhuar, por edhe në rastet dhe lojën e krijuar. Të besuarat e trajnerit Krepi u mbrojtën mjaft mirë, ndërsa prodhuan raste për gol që në minutat e para.

Në minutën e 12-të, Shqipëria pati një rast mjaft të mirë me Rosela Vasën, e cila ekzekutoi një goditje dënimi. Që me pak fat për skuadrën tonë mund të kthehej në gol, por topi përfundoi mbi rrjetë. Edhe Borci provoi portën kundërshtare në minutën e 27-të, me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkoi sërish jashtë zone.

Goli për Shqipërinë erdhi pikërisht në minutën e 33-të, me Klaudia Borcin që kaloi vajzat kuqezi në avantazh. Jehona Coka asistoi Borcin, e cila pasi mori topin, kaloi me sukses lituanezet. Hyri në zonën kundërshtare dhe goditi topin duke e dërguar në rrjetë.

Rosela Vasa dyfishoi shifrat për Kombëtaren shqiptare në minutën e 46-të. Me një super gol nga goditja e dënimit, duke sjellë festë në kampin kuqezi. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2 në favor të Shqipërisë së vajzave U19.

Sakaq, në pjesën e dytë të takimit, trajneri Krepi bëri dy zëvendësime, duke hedhur në fushë Era Methoxhën dhe Ornela Brahajn. Në minutën e 63-të, Era Methoxha pati rastin për të trefishuar rezultatin. Mesfushorja përfitoi nga gabimi i portieres lituaneze, goditi fort, por topi përfundoi në këndore.

Lituanezet na ndëshkuan në minutën e 75-të, por kjo nuk i demotivoi vajzat kuqezi. Coka pati gjithashtu një tjetër mundësi të mirë për të thelluar avantazhin, por portierja kundërshtare priti topin.

Lexo edhe:

Trajneri Krepi bëri edhe dy zëvendësime të tjera, duke hedhur në fushë Anversa Muçën dhe Melisa Kurtin. Vajzat kuqezi patën edhe një tjetër mundësi të mirë pak para fundit të takimit. Me Muçën, por ishte sërish portierja lituaneze ajo që shpëtoi portën nga goli i tretë për Shqipërinë.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Shqipërisë, me vajzat kuqezi që renditen në vendin e dytë të grupit B1. Me 3 pikë, po aq sa Zvicra. Në takimin tjetër të grupit, vendaset zviceriane fituan 15-0 ndaj Qipros!

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U19 për vajza është të shtunën në stadiumin ‘Wil’ ndaj Qipros.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...