Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Federer shpjegon momentin kur lajmëroi Nadal për tërheqjen: Ishte nga të parët, më dha siguri!

Lamtumira e Roger Federer nga tenisi ishte një nga momentet më të veçanta në historinë e këtij sporti. Kjo sepse ndeshjen e fundit të karrierës, zviceriani vendosi ta luante së bashku me rivalin, por edhe mikun e tij më të madh, Rafael Nadal. Së fundmi, Federer rrëfeu momentin kur lajmëroi spanjollin për tërheqjen nga sporti, por edhe kërkesën për të bërë një ndeshje të fundit së bashku.

“Shpresoja shumë që të bëjë një ndeshje dyshe me Nadal. Kështu që e mora në telefon pas US Open dhe ishte një bisedë shumë emocionale. Ai ishte një nga personat e parë që e mësoi për tërheqjen time nga tenisi. I thashë se nëse nuk kishte plane të tjera, do të doja të luanim në turneun Laver Cup së bashku.

E njoftova se gjuri im nuk duronte më dhe se për mua kishte mbërritur fundi. Për një çast Nadal u surprizua, por më pas më garantoi se ndeshjen e fundit do ta luanim bashkë. Më tha se çfarë do që të ndodhte, ai do të ishte aty, me mua”, shprehet Federer.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...