Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ferrari nuk mjafton, Hamilton: Të ardhmen e dua mes modës dhe kinematografisë!

Lewis Hamilton ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar qëllimet dhe të ardhmen e tij pasi ta mbyllë karrierën në Formula 1 me Ferrarin, me të cilin ka firmosur për t’u bashkuar pas këtij sezoni.

Piloti britanik u shpreh se është i vetëdijshëm që një ditë do u vijë fundi garave, ndërsa pas kësaj faze dëshiron që ta përqendrojë karrierën e tij në kinematografi dhe modë.

Lexo edhe: 

“Unë e kam kuptuar që nuk mund të garoj përgjithmonë, sapo të ndalem do të jem një person i lumtur. Problemi i vërtetë është se dua të bëj gjithçka. Jam shumë ambicioz. Asgjë nuk është e pamundur, por për t’u bërë mjeshtër në diçka duhet shumë kohë. Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u bërë mjeshtër në të gjitha fushat. Çfarë do të bëj pas garave? Mendoj se do të fokusohem te kinemaja dhe moda. Sa për kalimin tim në Ferrari, ndoshta ishte një dëshirë më e pavetëdijshme, e lidhur me periudhën e parë të jetës sime, por ka qenë gjithmonë një qëllim i rëndësishëm për mua. Për momentin, megjithatë, dua ta çoj Mercedesin në potencialin e tij të plotë këtë sezon”-deklaroi Hamilton.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...