Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Frika për përplasjen mes tifozërive, deklaratë e përbashkët e kryebashkiakëve të Tiranës, Romës e Roterdamit

Kryebashkiakët e, Tiranës (Erion Veliaj), Romës (Roberto Gualtieri) dhe Roterdamit (Ahmed Aboutaleb) kanë hartuar një deklaratë të përbashkët për të sensibilizuar të gjithë tifozët e pranishëm në kryeqytetin e Shqipërisë për finalen e Conference League. Synimi është të shmangen përplasjet mes dy tifozërive para, gjatë dhe pas ndeshjes, që do të luhet të mërkurën, në orën 21:00.

Komunikata e përbashkët e kryebashkiakëve të Romës, Tiranës dhe Roterdamit

“Tirana po u bën një pritje të ngrohtë dhe miqësore mijëra tifozëve të ardhur nga Italia dhe Holanda për një ndeshje që pritet me padurim si në Romë ashtu edhe në Roterdam. Këto janë kohë shumë të ndërlikuara për historinë evropiane: garat sportive mund dhe duhet të përfaqësojnë jo vetëm momente pasioni të madh, por edhe një mundësi të rëndësishme për të treguar respekt dhe miqësi mes njerëzve nga vende të ndryshme. Të dashur tifozë të të dyja skuadrave, le të sillemi të gjithë në mënyrë sportive, që finalja e së mërkurës të jetë një moment i madh emocioni kolektiv. Le të fitojë skuadra më e mirë!”

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...