Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hamdi Salihi, në formacionin e vitit në ligën e dytë austriake

Rikthimi i Hamdi Salihit në Austri ka rezultuar pozitiv përtej parashikimeve. “Bomberi” shkodran ka qenë vendimtar me lojën dhe golat e tij në pjesën më të madhe të takimeve me fanellën e Viener Neustadt në kategorinë e dytë austriake. Në 33 ndeshje, 22 finalizime mbajnë firmën e Salihit, ndërkohë që në total skuadra ka realizuar 53 gola. Diçka me pak se gjysma e golave janë realizuar nga ana e shkodranit.

Ndërkohë që Neustadt mban gjallë shpresat që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Bundesligës në Austri dhe skuadra po bëhet gati për duelin e fazës play-off kundër St.Polten. Sidoqoftë, përpara se ekipi të mbërrijë te ky duel, Salihi, falë formës që ka treguar, është shpërblyer me një çmim individual.

34-vjeçari është përfshirë në skuadrën  e vitit, teksa është shpallur gjithashtu edhe si lojtari i dytë më i mië i vitit. Vendi i parë shkoi për Dedic i Vaker Insbruk, skuadër që e mbylli sezonin në krye të klasifikimit. Vlerësimi për “bomberin” shkodran ka ardhur nga një juri e përbërë nga presidentë, drejtues sportivë dhe trajnerë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...