Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Eredivisie, nënkampionët pranë firmës me ish-trajnerin e rivalëve

PSV po kërkon për një trajner të ri pas ndarjes me Ruud van Nistelrooy. Një ndër skuadrat më të mëdha të futbollit holandez, e mbylli sezonin si nënkampione pas Feyenoordit.

Ndërkohë që fitoi Kupën e Holandës pas suksesit ndaj Ajaksit. Drejtuesit e klubit nga Eindhoveni kanë piketuar Peter Bosz si pasuesin e ish-sulmuesit të njohur të Kombëtares.

Lexo edhe: 

Bosz e nisi sezonin si trajneri i Lyonit, por u shkarkua gjatë muajit tetor për rezultate të dobëta. 59-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në stol, teksa ka drejtuar edhe Ajaksin në sezonin 2016/2017.

Si vendi i dytë në Eredivisie, PSV do të luajë në gusht ndeshjet “play-off” për të siguruar kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...