Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hoxha: Barazimi mund të vinte më shpejt, meritonim më shumë

Shënoi golin e barazimit në shtesë, duke shfrytëzuar një pasiguri të portierit Lika, por Rustem Hoxha këmbëngul se pika jo vetëm që është e merituar, por Teuta meritonte më shumë.

“Të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Kemi pasur shumë raste dhe shumë korne. Pësuam atë gol për atë vendosje jo të mirë tonën. Na vjen mirë që shënuam në fund dhe nuk humbëm.

Barazuam në shtesë, por mund të barazonim më shpejt. Edhe kjo është forcë e karakterit. Besoj se meritonim më shumë se 1 pikë.”

Objektivi final: Vendi i tretë është objektivi minimal. Ne do të tentojmë më të mirin, me këtë kampionat që është çdo skuadër mund të shpallet kampion nga vendi i parë deri te i 7-ti.

Problemet në sulm: Po hasim probleme në sulm. Na ngrohin rastet. Shpresoj që të jetë psikologjike. Sulmuesit i kanë mundësitë. Shpresoj të shprehen më mirë.

Ekipet pretendente: 4 ekipe janë në luftë për titull. Nuk kemi treguar më shumë se njëra-tjetrën. Nuk ka shumë diferenca. Mendoj që ne Tirana, Partizani dhe Kukësi jemi pretendentë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...