Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I ndaluar të aktivizohej me Inter, Eriksen zbret në stërvitje me klubin zviceran

Christian Eriksen është i bindur në idenë e tij për të mos hequr dorë nga futbolli, pavarësisht arrestit kardiak që pësoi në fushë në EURO 2020. Mesfushori danez, së fundmi ndërpreu zyrtarisht kontratën me Inter duke qenë se në Itali ndalohet aktivizimi i futbollistëve që kanë të vendosur defibrilator.

Ndaj, mesfushori me tipare sulmuese është duke marrë në konsideratë disa alternativa ndërsa ka dalë në stërvitje me Chiasso, ekip i Ligës së Tretë zviceriane.

Por, vështirë se lojtari do të qëndrojë në këtë skuadër, teksa ka mundësi të luajë me Ajax apo Odense në vendlindje e tij, megjithatë për momentin Chiasso është një mundësi e mirë që Eriksen të marrë sadopak ngarkesë fizike.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...