Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Ibra nuk është normal”, Pioli: Milani rilindi falë tre futbollistëve

Milani luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Kuqezinjtë presin Napolin në “San Siro” në çerekfinalen e parë të Champions League.

Atmosfera është fantastike, stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe të gjithë po e presin me emocione këtë përballje të zjarrtë.

Trajneri i kampionëve të Italisë, Stefano Pioli tregon dhe momentin që ndodhi kthesa e Milanit.

Lexo edhe:

Ndryshimi për mirë ndodhi në janarin e vitit 2020, falë Ibrahimovic, Kjaer dhe Saelemaerkers. Nisëm të përmirësoheshim në aspektin teknik dhe karakterial.

Ibra nuk është një futbollist normal. Ai është një kampion, një model, një pikë referimi për një grup të ri si i yni. Ai ka qenë një mbështetje e madhe edhe për mua e stafin teknik.

Nga cilët trajnerë frymëzohem? Guardiola dhe Ancelotti janë trajnerët më të mirë në botë. Unë ndjek me kënaqësi edhe Mikel Artetën e Arsenalit”, theksoi trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...