Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Imami në “FanZone”: Koronavirusin mund ta kemi kaluar në janar, dua të rri gjatë te Skënderbeu

Skuadra e Skënderbeut është grumbulluar në hotel “Tropikal” në Durrës, ku do të kryejë stërvitjen në pritje të nisjes së kampionatit, ndërsa mbrojtësi Eni Imami iu përgjigj pozitivisht thirjes për t’u bërë pjesë e emisionit “FanZone” në Supersport.

Më në fund jeni sërish bashkë…
Të them të drejtën më duket si diçka surreale kjo. Më duket sikur kishim 2 ditë pa u bashkuar. Kur flinim me çunat kujtonim një kohë kur ishim me grip në janar dhe pyesnim nëse e kishim koronavirusin që atëherë.

Sa e vështirë do të jetë të luani pa tifozë?
Nuk mendoj se do jetë një ndryshim shumë i madh për ndeshjet pa tifozë, pasi nuk jemi si kampionatet e mëdha që mbushen stadiumet.

Si është forma juaj aktualisht?
Jam munduar të punoj në kushtet e shtëpisë dhe të përpiqem të ruaj një formë sa më të mirë, por besoj se këto ditë do na shërbejnë për t’u riktheyr në gjendje optimale.

Ku e shihni veten në të ardhmen?
Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet, nëse gjerat të shkojnë shumë mirë pse të mos qëndroj këtu?! Këtu është një ambient shumë i mirë dhe i shkëlqyer, pa ofenduar ekipet e tjera është shumë mirë këtu. Shpresoj që të jepet një vendim pozitiv për dënimin dhe të shohim.

Ju vjen keq që nuk jeni pjesë e Tiranës këtë sezon?
Më ka surprizuar Tirana, pasi kur unë isha atje gjërat nuk po shkonin shumë mirë, janë shumë të fortë dhe e meritojnë titullin kampion.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...