Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Inter ka një ëndërr për repartin difensiv, ziklatërit synojnë të rikthejnë mbrojtësin në Itali

Inter, do ta shohë me prioritet përforcimin e repartit difensiv në merkaton e ardhshme. Rasti i Acerbit që nëse vërtetohet si fajtor kundrejt Juan Jesus do të përkthehej në fundin e aventurës zikaltër, si dhe një rënie në performancë e De Vrij, shtyjnë drejtuesit të vlerësojnë alternativat në merkato. Ëndrra e italianëve është Kim Min Jae i cili la Italinë në verën e shkuar kur kaloi nga Napoli drejt Bayern Munich.

Në pamje të parë duket si një operacion i pamundur, mirëpo Kim e ka humbur aktualisht statusin e titullarit si dhe ka përfunduar në shënjestrën e mediave dhe tifozëve, një situatë që e nuk e kënaq aspak vetë lojtarin. Në këtë formë, Inter kërkon të përfitojë, teksa situata te Bayern është në zhvillim e sipër çdo ditë dhe askush nuk e ka vendin e sigurt.

 

Koreano-jugori është një dëshirë e vjetër e drejtorit të Inter, Ausilio. Madje, ky i fundit e ndjek me vëmendje 27-vjeçarin prej periudhës kur mbrojtësi aktivizohej me Fenerbahcen. Vera e vitit 2024 mund të jetë periudha e duhur për t’u bashkuar, me Inter që fillimisht do të tentojë nëpërmjet formulës së huazimit pasi Bayern nuk e lëshon mbrojtësin për një shifër më pak se 50 milionë euro, aq sa e transferoi nga Napoli një vit më parë.

Lexo edhe:

Për t’u theksuar edhe raportet optimale të drejtuesve të Inter me ata të Bayern Munich duke qenë se së fundmi palët kanë bashkëpunuar për Sommer dhe Pavard. Dy alternativat e tjera për mbrojtjen zikaltër janë Smalling i Romës dhe Mavropanos i West Ham.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...