Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Jam i rreptë”/ Uzuni me trajner të ri, Ferencvaros prezanton “ish”-in e kombëtares

Ferencvaros ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës. Kampionët e Hungarisë, pjesë e të cilëve është edhe Myrto Uzuni, kanë vendosur t’i besojnë stolin Stanislav Cherchesov.

58-vjeçari drejtoi kombëtaren ruse në periudhën gusht 2016-korrik 2021, duke ia dalë të dërgojë Rusinë në çerekfinalet e Botërorit të vitit 2018.

Cherchesov ka një eksperiencë të madhe në pankinë, pasi ka drejtuar edhe skuadra si Spartaku dhe Dinamos e Moskës, Legia e Varshavës apo austriakët e Wacker Tirol.

Unë jam një trajner i rreptë dhe i vendosur. Talenti nuk vlen asgjë për mua pa punë. Dua të shpallem kampion me Ferencvaros dhe dua të luajmë një futboll që do të tërheqë akoma më shumë tifozë në stadium”, deklaroi trajneri rus gjatë prezantimit.

Ferencvaros po lufton për të fituar titullin e 33-të në Hungari dhe për momentin kryeson kampionatin me një pikë më shumë se Kisvarda e Jasir Asanit, Herdi Prengës dhe Driton Camajt.

Myrto Uzuni ka gjetur shtatë herë rrugën e rrjetës këtë sezon me Ferencvaros, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit pas marokenit Ryan Mmaee.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...