Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Klubi italian kërkon sulmuesin e Kombëtares, Chelsea ka një kusht

Salernitana tenton goditjen e madhe në sulm. Ekipi nga Salerno arriti të sigurojë një mbijetesë drithëruese sezonin e kaluar, duke i befasuar të gjithë. Djemtë e Nicolas duan të vijojnë qëndrimin në Serie A, teksa drejtuesit kanë nisur punën për të siguruar Michy Batshuayi.

Sulmuesi belg e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Besiktasi në Turqi, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me Chelsea. Thomas Tuchel nuk e ka në planet e tij dhe 28-vjeçari mund të vazhdojë karrierën në kampionatin italian sipas Sky Sport.

Dy klubet kanë nisur bisedimet në lidhje me formulën e marrëveshjes. Chelsea pranon huazimin e sulmuesit në Itali, por me detyrimin e blerjes së tij nga Salernitana në fund të sezonit për një shumë që nuk është përcaktuar akoma.

“Blutë e Londrës” pritet të rinovojnë me një tjetër vit me Batshuayi, për ta huazuar më pas te Salernitana. Gjatë aventurës me Besiktasin, belgu regjistroi 14 gola dhe 5 asiste në 33 ndeshje, teksa numëron 45 ndeshje dhe 25 gola me kombëtaren e vendit të tij.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...