Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Kompanitë e basteve kuotojnë klubin e ardhshëm të Contes, surprizë kush e kryeson garën

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar shpesh edhe vetë tekniku italian, nga sezoni i ardhshëm është gati të rikthehet e të ushtrojë profesionin e tij.

Në Itali janë disa klubet që po studiojnë mundësinë për të kontraktuar Conten dhe së fundmi kompanitë e basteve kanë nisur të kutojnë për të ardhmen e 54-vjeçarit. Sipas kompanive të basteve, klubi më i mundshëm për të nënshkruar me Conten është Roma. Kryeqytetasit me shumë mundësi do të ndajnë rrugët dhe nuk do të rinovojnë me Jose Mourinhon dhe një si Conte, me gjithë eksperiencën që ofron është i duhuri për drejtuesit e verdhekuqve.

Lexo edhe:

Klubi i dytë me më shumë mundësi për të nënshkruar me Conten sipas kompanive të basteve është Napoli. Të kaltrit sapo nisën bashkëpunimin me Walter Mazzarin, por kontrata e këtij të fundit është deri në mbyllje të sezonit. Më pas, De Laurentiis do të rikthehet të kërkojë një trajner më prestigjioz.

Në fund, Milani. Kuqezinjtë nuk janë më edhe aq të lumtur me Stefano Piolin. Ky sezon ka nisur mes shumë vështirësive dhe Pioli është vendosur në më shumë se në një rast në diskutim. Sezoni i ardhshëm mund të jetë i duhuri që Milan të nisë një projekt të ri dhe atë t’ia besojë Contes.

Nga ana tjetër, kompanitë e basteve nuk vendosin mes tre kandidatëve të parë Juventusin, pavarësisht se bardhezinjtë dhe tekniku leçez kanë një histori të vjetër dashurie.

Koeficientët e kompanive të basteve për klubin e ardhshëm të Contes:

Roma- 3.5

Napoli- 6

Milan- 8.5

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...