Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kukësi? Kam marrë një klub me histori”, Devolli: Pres kthesën nga ndeshja me Partizanin

Në emisionin “Elite Show” në SuperSport, foli trajneri i ri i Kukësit, Bledar Devolli. Si fillim, trajneri kujtoi pak nga koha kur ishte futbollist dhe me Tiranën u përballë ndaj Milanit. Devolli zbuloi se përjetoi emocione të mëdha ndërsa zbuloi edhe një batutë në fushë me Tefik Osmanin.

Lexo edhe: 

“Aktualisht jemi në grumbullim me Kukësin në Prizren para ndeshjes së Kupës me Partizanin.

Pjesë e Tiranës që mposhti Milanin? Atëherë ishim në formë, 16 vite më i ri. Ka qenë një ndeshje speciale, 16 minutat e para nuk merrja dot frymë edhe nga emocionet që kishim përballë një klub të madh. I thashë Osmanit merrja topin ta luajmë, më tha, po si do luash ti me këta?!

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës? Besoj se derbin e fituan lojtarët, ata të Tiranës gabuan edhe sepse janë të rinj. Mici si mbrojtës i djathtë mu duk pa lidhje, kur ke Haxhiun që e ka bërë atë pozicion. Nuk mund të eksperimentosh në derbi, edhe një djalë 18-vjeç në mesin e fushës (Ermal Meta) nuk mund ta ngarkosh në derbi”.

Detyra e re te Kukësi? “Kam marrë një klub me histori në dekadën e fundit, kanë marrë titullin, Kupa dhe kanë ecur shumë në Europë. Nuk e them për qokë, por falenderoj drejtuesit që ma dhanë këtë mundësi. Do të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatë. Nga ndeshja me Partizanin në Kupë pres një sinjal se çfarë kemi bërë këto ditë. Ndeshja e fundjavës është shumë e rëndësishme se e kemi ndaj një rivali direkt si Erzeni.

Po bëj punën që di të bëj më mirë, është pasion. Shpresoj që drejtuesit dhe tifozët të na qëndrojnë afër. Çunat kanë treguar shumë impenjim dhe seriozitet dhe duke nisur nga nesër duhet të jemi agresivë. Si kur kemi topin si kur nuk e kemi, duhet të jemi të përqendruar në çdo detaj. Shpresojmë të arrijmë objektivin mbijetesë”.

Rashiti ka pasur probleme fizike dhe shëndetësore, pjesa tjetër janë në rregull. Jo se kemi bërë naming këto tre ditë, por dua të rregulloj disa pjesë si goditjet standarte. Kam besim se edhe ndaj Partizanit në Kupë mund të marrim rezultat, kjo sjell qetësi”, u shpreh Devolli.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...