Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Leao dhe Calabria trembin Piolin, largohen nga fusha të dëmtuar

Leao dhe Calabria trembin Piolin, largohen nga fusha të dëmtuar
Leao dhe Calabria trembin Piolin, largohen nga fusha të dëmtuar

Milani ngec sërish në kampionat, ku ndonëse ishte në avantazhin e dy golave ndaj Lecces, nuk mori më shumë se një pikë, edhe atë falë VAR-it që e shpëtoi në shtesë nga humbja.

Por krahas rezultati, që komplikon jo pak ecurinë e kuqezinjve në kampionat, në ‘Via Del Mare’ ngjall shqetësim edhe dëmtimi  Rafael Leaos, ylli i Milanit ,që u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë.

Paraprakisht bëhet fjalë për një lodhje muskulore, teksa sulmuesi beson se është ndalur në momentin e duhur, për të mos lejuar rëndimin e situatës, por vetëm ekzaminimet mjekësore do të thonë fjalën e fundit.

Lexo edhe: 

Pak a shumë e njëjta situatë edhe për kapitenin Calabria, që gjithashtu do të duhet të kryejë rezonancën magnetike, për të zbuluar shkallën e dëmtimit, teksa Piolit nuk i mbetet veçse të kryqëzojë gishtat që dy titullarët të mos kenë asgjë serioze.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...